ARKITEKTURË ELEGANTE DHE KONSTRUKSION NË PERFEKSION
Bashkëpunim me studio të përzgjedhura ndërkombëtar

PROJEKTI I ARKITEKTURËS NGA MVRDV  

Një kryevepër arkitekturore e projektuar nga studio hollandeze me emër botëror MVRDV e cila është kujdesur që Downtown One të jetë një objekt funksional dhe estetik, si simbol i zhvillimit të kryeqytetit. Veçoria më interesante e stilit arkitekturor është harta e Shqipërisë e skalitur në zemër të fasadës dhe kombinimi i ballkoneve dhe llozhave që simbolizojnë malet e Shqipërisë.
mvrdv.com

PROJEKTI I KONSTRUKSIONIT NGA ARUP

Projekti i konstruksionit është zhvilluar nga studio ndërkombëtare me eksperiencë 70 vjeçare, ARUP. Ky projekt respekton parametra dhe standarde të paaplikuara më parë në Shqipëri për të garantuar siguri dhe qëndrueshmëri absolute. ARUP ka projektuar gjithashtu sistemin teknik, elektrik dhe mekanik, në koherencë me standardet më të mira botërore.
arup.com