I PARI NË SHQIPËRI NË LLOJIN E TIJ
Një destinacion ekskluziv për jetesë me stil dhe zhvillim biznesi

Downtown One është një ndërtim 40 kate mbi tokë dhe 5 kate parkimi nëntokë, multifunksional, i pozicionuar në zemër të Tiranës. Gjithçka që ju nevojitet ndodhet këtu sepse ndërtesa ofron një kombinim ideal midis apartamenteve rezidenciale luksoze, zyrave bashkëkohore, dhe ambjenteve komerciale si destinacion për markat më të njohura. Downtown One është i pari projekt në Shqipëri që sjell risi në funksionalitet, arkitekturë, parametra ndërtimi dhe qasjen ndaj mbrojtjes së mjedisit.

Broshura Master
×
Broshura Master
Shiko
Video Tour
×
Video Tour

Planvendosja
×
Planvendosja
Shiko
DETAJET QË BËJNË DIFERENCËN
Përzgjedhur për t’ju ofruar komoditet

PAMJE
Rezidentët do të shijojnë Tiranën në më të mirën e saj dhe pamjen panoramike nga lartësia e apartamentit të tyre.  Panorama e ditëve ofron gjelbërimin nga Parku i Liqenit dhe pamjen nga Sheshi Skënderbej dhe të gjithë objektet më të rëndësishme të kryeqytetit, ndërsa panorama e mbrëmjeve do të jetë një spektakël dritash.