Me një vendndodhje strategjike pranë qendrës së kryeqytetit, Downtown One ndodhet në zonën më ekskluzive e të lakmuar për jetesë dhe zhvillim biznesi. Downtown One lidhet drejtpërdrejt me akset kryesore, me unazën e vogël, vetëm 10 minuta larg unazës së madhe, 2 minuta larg Bulevardit Qendror dhe me akses të pakrahasueshëm me institucionet qendrore e vendore dhe sektorin financiar. Në pak minuta gjendeni në zemër të Tiranës, me ritmin e saj të pandalshëm: me restorantet, baret, e të tjera destinacione argëtimi.

Downtown One rrethohet nga gjelbërimi i përhershëm gjatë gjithë stinëve të vitit. Në hyrjen kryesore do të pozicionohet parku më i ri i kryeqytetit, 7 Xhuxhat. Në rrugën kryesore ndodhet Parku i Lanës, i gjelbëruar në 4 stinë të vitit. Gjithashtu, fushëpamja e gjerë që ofron vendndodhja do të shtrihet edhe mbi Bulevardin Dëshmorët e Kombit, Sheshin Skënderbej dhe Parkun Rinia.
- PARKU RINIA.
- PARKU I LANËS.
- PARKU I RI 7 XHUXHAT.
- PARKU I PIRAMIDËS.
- PARKU I LIQENIT ARTIFICIAL.

Tirana është qyteti më i madh i Shqipërisë e njëkohësisht zemra e aktivitetit ekonomik, tregtar dhe kulturor të vendit. Me zhvillimin e ri urban, Tirana është vatër e atraksioneve historike, kulturore, e qendrave të biznesit, turizmit artistik e kulanarisë duke ofruar shijen e një metropoli. I shtojmë kësaj formule edhe karakteristikën tradicionale shqiptare të mikëpritjes, e kështu Tirana shndërrohet në një destinacion të përzgjedhur jetese.
