• Tel:
    (+355) 44 537 878
  • en
Testi i Tunelit të Erës nga RWDI

Data e publikimit: Dec , 2019

QËNDRUESHMËRIA DHE SIGURIA E FASADËS DHE ELEMENTEVE TË SAJ

TESTI I TUNELIT TË ERËS:
Downtown One është tashmë ndërtesa e parë në Shqipëri që ndërmerr “Testin e Tunelit të Erës” për të
garantuar qëndrueshmërinë dhe sigurinë e fasadës. Ky test është një parashikim i presioneve të erës që veprojnë në konstruksionin e ndërtesës, fasadës, vetratave dhe strukturave të tyre. Mbështetur në rezultatet e këtij testi të kryer nga RWDI Kanada, ne përzgjedhim elementë të fasadës dhe vetratave të cilët janë rezistentë ndaj presioneve të erës, duke garantuar kështu qëndrueshmërinë e fasadës së Downtown One dhe sigurinë e gjithë objektit.

METODOLOGJIA
Testi i Tunelit të Erës u krye duke ndjekur këto hapa:
• Përcaktim i rrezes prej 500m rreth objektit, dhe i shkallës së modelimit 1: 300
• Zhvillimi i një disku që rrotullohet 360° ku studiohen 72 drejtime të erës dhe ku lexohen të dhënat në
të gjithë sensorët e vendosur në objektin e studimit
• Konfigurim i të gjithë objekteve rrethuese në rrezen e përcaktuar, në të njëjtën shkallë (objektet
ekzistuese dhe ato në ndërtim)
• Dizajnimi i presioneve të erës: Tirana – 30m/sek sipas IGEWE, instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit
dhe Mjedisit
• Paraqitja e presioneve të parashikuara të erës në formën e diagramave bllok

RRETH RWDI KANADA
Themeluar në vitin 1972, Rowan Williams Davies & Irwin INC., RWDI, është një studio konsulence inxhinierike
e cila ofron shërbime këshillimi për inxhinierinë e erës. RWDI ka realizuar me sukses studime
të tilla për shumë projekte ndërtimi në të gjithë botën, ndër të cilat: London Bridge Tower, Stadiumi i
Wembley-t, Stadiumi i Manchester-it, Aeroporti i Dublinit, Stadiumi Benfica , etj.

×
Na kontaktoni

Rezervo pronën tënde tani.







×
Regjistrohu

Regjistrohu për të rejat e fundit