VIZIONI I NJË INVESTITORI TË RËNDËSISHËM
Një projekt i veçantë i zhvilluar nga Grupi Kastrati

Downtown One reflekton vizionin për zhvillim e risi të investuesit, Grupit Kastrati, i cili përfaqëson një prej shoqërive më të suksesshme shqiptare dhe identifikohet si faktor zhvillimi në Shqipëri prej vitit 1991.  Grupi Kastrati operon me mbi 3’000 punonjës në industrinë e hidrokarbureve, automjeteve, sigurimit, ndërtimit, infrastrukturës publike, turizmit ndërqytetas, retail-it, e shumë të tjera, duke dëshmuar sukses stragjik në çdo sipërmarrje.

www.kastratigroup.al