NË NJË HAP ME RISITË NDËRKOMBËTARE TË NDËRTIMIT

STANDARD I LARTË NDËRTIMI
Me një kujdes të veçantë ndaj cilësisë, janë përzgjedhur materiale të niveleve më të larta për të garantuar  hidroizolimin, termoizolimin dhe izolimin akustik cilësor në të gjithë ndërtesën.

FASADË E JASHTME
Fasada do të jetë tërësisht me material strukturor të përshtatshëm për objekte të lartësive të tilla, duke garantuar njëkohësisht qëndrueshmëri ndaj agjentëve atmosferike, jetëgjatësi dhe estetikë.

SISTEM I MBROJTJES NDAJ ZJARRIT
Garantohet një sistem i plotë për mbrojtje ndaj zjarrit duke përfshirë elementë si: sistem HVAC hidrantë, detektorë tymi si edhe materiale zjarrdurues.

SISTEMI SMART-HOME
Për të ofruar komoditet dhe prakticitet, apartamentet në Downtown One do të pajisen me sistem smart-home, për automatizimin e komandimit të pajisjeve elektrike dhe për sigurinë tuaj.

RIFINITURA TË PËRZGJEDHURA
Rifiniturat janë përzgjedhur me kujdes të veçantë duke përfshirë: nënshtresat, suvatimet, pllakat e parketet, pajisjet hidro-sanitare, dyert e punimet me gips.