MADHËSHTOR, POR EDHE NË HARMONI ME MJEDISIN
Regjistruar në programin LEED® për ndërtesa green

Downtwon One përshtat konceptet urbane inovative, në harmoni me mjedisin. Me dëshirën për të qenë një objekt i qendrueshëm, Downtown One është regjistuar pranë institucionit të njohur të vlerësimit të ndërtesave të gjelbërta “Leadership in Energy and Environmental Design” për t’u çertifikuar si ‘green’.

Çertifikimi LEED®, është ndërkombëtarisht i njohur dhe përfshin sistemin e vlerësimit të projektimit, ndërtimit, funksionimit dhe mirëmbajtjes së ndërtesave miqësore ndaj mjedisit, me qëllim të qënit në ekuilibër paqësor me mjedisin dhe përdorimin efikas të burimeve.

Çertifikimi LEED®  do të garantoj reduktimin e mbetjeve gjatë ndërtimit dhe përdorimin efikas të energjisë, ujit dhe burimeve të tjera.