MADHËSHTOR, POR EDHE NË HARMONI ME MJEDISIN
Para-certifikim LEED® për ndërtesa 'green'

Downtown One është ndërtesa e parë në Shqipëri që ka marrë Para-certifikimin LEED në nivelin Gold nga U.S. Green Building Council, duke dëshmuar angazhimin tonë për të zhvilluar një objekt që përshtat koncepte inovative të projektimit dhe ndërtimit. Çertifikimi LEED® është ndërkombëtarisht i njohur dhe përfshin sistemin e vlerësimit të projektimit, ndërtimit, funksionimit dhe mirëmbajtjes së ndërtesave ‘green’, me qëllim të qënit në ekuilibër paqësor me mjedisin dhe përdorimin efikas të burimeve.

Downtown One është projektuar për të ofruar efikasitet të lartë të sistemeve HVAC dhe të ndriçimit, izolim të përforcuar termik, vëllime të ajrit të pastër mbi mesataren, vendparkime të biçikletave, dhe vende parkimi dhe karikimi për makinat elektrike. Projekti synon gjithashtu të parandalojë konsumin e tepërt të ujit dhe energjisë elektrike, duke optimizuar ciklet e prurjes e fluksit dhe ciklet e kullave të ftohjes.